Mjetet lundruese kërkojnë produkte dhe teknika të veçanta. Pastrojmë skafin ose jahtin tuaj nga kuverta te kabinat, që të jetë gati për lundrim ose për mysafirët.
Çfarë përfshin
- Kuverta, druri dhe sipërfaqet e jashtme
- Kabina, banjo dhe kuzhina në bord
- Tapiceri, dyshekë dhe jastëkë
- Xhama dhe çelik inox
- Pastrim para dhe pas sezonit
Punojmë në marinën e Durrësit dhe në zonat përreth.





