Shërbimet tona
Pastrim profesional për çdo ambient
Nga apartamentet te jahtet: zgjidhni shërbimin që ju nevojitet dhe ne kujdesemi për pjesën tjetër.

Pastrim Apartamentesh
Pastrim gjeneral dhe i thelluar për apartamente: pas rinovimit, para ose pas lëvizjes, ose kur doni një shtëpi që shkëlqen.
Më shumë
Pastrim Vilash
Kujdes i plotë për vila dhe shtëpi private: ambientet e brendshme, tarracat, oborret dhe pishina.
Më shumë
Ambiente Biznesi & Zyra
Zyra, dyqane, bare, restorante dhe showroom-e të pastra, me orar fleksibël që nuk pengon punën tuaj.
Më shumë
Institucione Private & Shtetërore
Pastrim profesional për institucione publike dhe private, shkolla, salla dhe objekte me fluks të lartë njerëzish.
Më shumë
Magazina & Ambiente Industriale
Pastrim i magazinave, fabrikave dhe halleve të mëdha me makineri industriale për dysheme, rafte dhe zona pune.
Më shumë
Mirëmbajtje e Shkallëve të Pallateve
Shërbim mujor për shkallët dhe hyrjet e pallateve: dysheme, parmakë, ashensorë dhe xhama.
Më shumë
Pastrim & Mirëmbajtje Pishinash
Pishina të pastra dhe të sigurta gjatë gjithë sezonit: fundi, muret, uji dhe ambienti përreth.
Më shumë
Pastrim Kuzhinash
Pastrim i thellë i kuzhinave shtëpiake dhe profesionale: yndyrë, aspiratorë, furra, pllaka dhe pajisje.
Më shumë
Pastrim Divanesh & Tapicerie
Larje me avull dhe makineri ekstraktimi për divane, kolltukë, dyshekë dhe karrige, që heq njollat dhe aromat.
Më shumë
Fasada Pallatesh & Xhama
Larje e fasadave të pallateve dhe e xhamave në lartësi, me platformë ngritëse dhe pajisje sigurie.
Më shumë
Pastrim Skafesh & Jahtesh
Pastrim i brendshëm dhe i jashtëm për skafe dhe jahte: kuverta, kabina, tapiceri dhe xhama.
Më shumë
Mirëmbajtje Mujore e Shtëpive
Shtëpi gjithmonë e pastër pa u lodhur: vizita të rregullta, i njëjti ekip i besuar dhe çmim i qartë mujor.
Më shumëGati për një ambient që shkëlqen?
Na tregoni çfarë duhet pastruar dhe ju kontaktojmë shpejt me ofertën. Mund të na telefononi ose të na shkruani direkt në WhatsApp.
