Institucionet kanë nevojë për një partner të besueshëm, të rregullt dhe të kujdesshëm. Ekipi ynë punon me disiplinë dhe me respekt për ambientet dhe rregullat e secilit objekt.
Çfarë përfshin
- Salla, korridore, zyra dhe ambiente pritjeje
- Pastrim dhe larje e tapeteve dhe moketeve
- Dezinfektim i tualeteve dhe zonave me kontakt të shpeshtë
- Larje e xhamave dhe e dyshemeve me makineri
- Pastrim pas eventeve dhe aktiviteteve
Përgatisim ofertë të detajuar dhe plan pune sipas kërkesave të institucionit.





